Përktheje në:

Orgazma

Gjatë seksit burrat dhe gratë mund të kalojnë nëpërmjet fazash eksitimi të ndryshme. Faza e eksitimit më të lartë është orgazma.

Ejakulacioni

Meshkujt shpesh ejakulojnë kur kanë një orgazmë. Disa gra kanë një shkarkim të hollë të bardhë vaginal gjatë një orgazme, të ngjashme me ejakulimin.

Orgazma femërore

Gratë mund të arrijnë orgazmën në mënyra të ndryshme. Për shembull përmes:

  • stimulimi i klitorit;
  • penetrimi i vaginës;
  • stimulimi i pjesëve të tjera të trupit, si anusi dhe thitha.

Gratë shpesh kanë nevojë më shumë se veç penetrimi i vaginës për të arritur një orgazëm. Gruaja ose partneri i saj mund të stimulojë klitorin ose pjesët e tjera të trupit.

Jetë seksuale e kënaqshme

Nuk nevojitet të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm. Kjo është normale. Ju mund të keni një jetë seksuale shumë të kënaqshme edhe pa orgazëm.

Orgazma të shumta dhe të njëkohshme

Burrat dhe gratë mund të përjetojnë disa orgazma rresht, por kjo nuk ndodh çdo herë:

  • Disa gra mund të kenë disa orgazma në një periudhë të shkurtër.
  • Burrat kanë nevojë për më shumë kohë mes 2 orgazmave. Mund të duhen disa minuta ose disa orë para se orgazma tjetër të mund të arrihet. Nëse një burrë ka disa orgazma në një periudhë të shkurtër, ai jo gjithmonë ejakulon.

Partnerët mund të kenë një orgazëm në të njëjtën kohë (njëherësh). Sidoqoftë, kjo nuk ndodh shpesh sepse është e vështirë të kontrollosh një orgazëm. Të kënaqesh është më e rëndësishme.