Të flasësh me një profesionalist shëndeti
Nëse keni pyetje në lidhje me jetën ose marrëdhëniet tuaja seksuale, nëse keni një problem, mund të flisni me profesionistë të ndryshëm të shëndetësisë. Gjithmonë duhet të shkoni fillimisht te mjeku i përgjithshëm. Nëse është e nevojshme, profesionisti i shëndetësisë mund t’ju referojë te një specialist, për shembull gjinekolog, mami, terapist (seksual) ose psikolog.
Një psikolog/psikoterapist mund t’ju ndihmojë nëse po luftoni me depresionin, po jetoni me HIV ose keni probleme me marrëdhënien.
Një grua duke folur me një mjek
Për çfarë flitet me një profesionist shëndeti?
Mund të flisni me një profesionit shëndeti pothuajse për çdo problem intim. Për shembull:
Si të flasësh me një profesionit shëndeti
Nëse doni të flisni me një profesionit shëndeti, këto këshilla mund të jenë të dobishme:
- Mendoni rreth problemit ose pyetjes që doni të diskutoni.
- Mendoni rreth asaj që doni nga profesionisti i shëndetit. Për shembull: dëshironi një këshillë, një test për IST apo një rekomandim për te një specialist?
- Bëjeni të qartë nëse e keni të vështirë për të folur rreth temës.
- Përshkruani problemin tuaj ose pyetjen në mënyrë specifike sa është e mundur. Për shembull: “Unë nuk kam ereksion.”
- Mendoni për fjalët që do të përdorni. Fjalori në këtë uebsajt mund t’ju ndihmojë.
- Mund të merrni me vete dikë të cilit i besoni, në mënyrë që t’ju ndihmojë.
Shpesh duket e vështirë të flasësh për tema intime me një profesionist shëndeti, por kjo është pjesë e punës së tyre.
Burrë duke folur me një profesionist shëndeti.
Privatësia
Privatësia juaj respektohet kur flisni me një profesionist të shëndetësisë. Profesionistët nuk mund të shpërndajnë informacionin që ju u thoni atyre.
Një profesionist i shëndetësisë nuk mund të ndajë informacionin që i jepni