Përktheje në:

Rutina

Pas një periudhe të ndjenjave intensive të të qenit në dashuri, është normale të ndiheni më pak të emocionuar. Filloni ta njihni më mirë njëri-tjetrin dhe mësoheni me marrëdhënien tuaj. Të jeni bashkë mund të bëhet atëherë rutinë.

Për disa njerëz, rutina është problem, ndërsa për të tjerët mund të japë një ndjenjë sigurie dhe qetësie. Të njohësh njëri tjetrin mirë dhe të mësohesh me njëri tjetrin mund të japë gjithashtu një ndjenjë të stabilitetit dhe sigurisë.

Nëse mendoni se rutina është një problem, pyesni veten:

Nëse partneri juaj i di se ju doni që gjërat të jenë ndryshe, ju mund të përpiqeni të gjeni një zgjidhje së bashku. Kjo mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më intensive. Gjeni kohë për njëri tjetrin dhe përpiquni të bëni aktivitete të reja së bashku. Për shembull: dilni së bashku nëse mendoni se rrini shumë në shtëpi. Gjithashtu mund të provoni diçka të re nëse mendoni se jeta juaj seksuale është bërë e mërzitshme. Kjo mund të jetë emocionuese dhe argëtuese.

Ndryshimi i rutinës suaj nuk do të thotë që po i jepni fund lidhjes suaj. Gjithashtu nuk keni nevojë të kërkoni menjëherë emocione në lidhje të tjera. Pyesni veten çfarë doni me të vërtetë.

Të qenit prind mund të ndryshojë marrëdhënien që keni me partnerin tuaj. Gjeni kohë për njëri tjetrin.