Dhuna ndaj partnerit
Dhuna nga partneri është çdo formë e dhunës midis 2 personave që kanë një marrëdhënie emocionale dhe/ose seksuale. Dhuna nga partneri shpesh tregon se nuk ka barazi midis partnerëve.
Dhuna nga partneri është e ndaluar me ligj.
Dhuna ndaj partnerit mund të ndodhë në të gjitha klasat dhe kulturat e shoqërisë.
Lloje të dhunës ndaj partnerit
Ekzistojnë katër lloje të dhunës nga partneri:
- dhuna psikologjike, për shembull: fyerje, poshtërime, kërcënime ose shpërfillja e partnerit tuaj;
- dhuna fizike, për shembull: goditja, sulmi, trajtimi i ashpër, detyrimi i partnerit tuaj të kryejë ose t’i nënshtrohet veprimeve të dëmshme (si për shembull të bëjë dush me ujë shumë të nxehtë);
- dhuna seksuale, për shembull: detyrimi i partnerit tuaj të bëjë seks (përdhunimi) ose detyrimi që të shikojë pornografi;
- dhuna ekonomike, për shembull: vendosja se çfarë të bëni me paratë tuaja ose të partnerit tuaj kundër vullnetit të tij ose të saj, mossigurimi i parave të mjaftueshme për familjen, mohimi i gjërave materiale të nevojshme.
Të zgjidhësh dhunën ndaj partnerit
Nëse duket se një sherr po bëhet i dhunshëm, shkoni në një vend të sigurt, qoftë edhe për kohë të shkurtër. Sapo të jeni i sigurt, ju mund të mendoni për çfarë doni dhe çfarë ju mund të bëni.
Është e vështirë të zgjidhni dhunën ndaj partnerit vetëm. Dhuna ndaj partnerit është e mundur të ndodhë më shumë se një herë. Kontaktoni shërbimet profesionale, si mjekun e përgjithshëm, policinë ose strehimet për situata krize. Nëse doni, ju mund t’i kërkoni një personi që besoni t’ju shoqërojë. Gjithashtu mund të telefononi linjën e ndihmës për dhunën nga partneri.
Profesionistët do ju dëgjojnë pa ju gjykuar. Ata gjithashtu do të respektojnë privatësinë tuaj.
Nëse doni t’i jepni fund dhunës, nuk keni pse detyrimisht të përfundoni marrëdhënien tuaj ose të lini partnerin tuaj. Çfarëdo mendimi ju merrni, gjithmonë mendoni për sigurinë e vetes tuaj (dhe të fëmijëve të tu) dhe mirëqenien.
Nëse ndiheni fajtor, të turpëruar ose më pak të sigurt në vetvete, mos e fajësoni veten. Këto ndjenja janë pasojë e zakonshme e dhunës nga partneri.
Nëse jeni një ofendues, ju mund të gjeni ndihmë për t’ju ndaluar në përsëritjen e dhunës ndaj partnerit në të ardhmen. Kërkoni ndihmë profesionale