Si është seksi herën e parë?
Hera e parë që bëni seks është ndryshe për çdo njeri.
Ju dhe partneri juaj vendosni së bashku se çfarë dëshironi të bëni. Jo medoemos duhet të bëni marrëdhënie seksuale. Nëse nuk ndiheni gati, nuk keni pse ta bëni. Ju mund të bëni seks në shumë mënyra të ndryshme.
Përpiquni të qetësoheni. Të gjeni kohën tuaj mund të ndihmojë.
Sigurohuni se askush nuk mund t’ju shqetësojë. Do të jeni më i qetësuar.
Sigurohuni që të dy jeni të eksituar sa duhet. Stimuloni njëri tjetrin, për shembull duke eksploruar trupin e njëri tjetrit.
Flisni me njëri tjetrin për çfarë ju pëlqeni dhe çfarë nuk pëlqeni. Nëse jeni të eksituar sa duhet gjatë herës së parë, seksi nuk shkakton dhimbje për shumicën e njerëzve.
Një djalë dhe një vajzë që bëjnë seks për herë të parë.
Orgazma
Ju do të zbuloni çfarë pëlqeni të dy dhe si , kur ju të arrini një orgazëm pas disa kohësh. Ju nuk keni nevojë gjithmonë të arrini një orgazëm. Njihni njëri tjetrin më mirë dhe fitoni eksperiencë.