Përktheje në:

Të ngelësh shtatzënë me HIV

Një person me HIV mund të mbetet shtatzënë natyrshëm dhe të lindë fëmijë që nuk janë të infektuar me HIV.

Të ngelësh shtatzënë në mënyrë natyrale

Në kushte të caktuara, është e mundur që të bëni marrëdhënie seksuale pa prezerativ me partnerin tuaj të qëndrueshëm (marrëdhënie të qëndrueshme) që nuk ka HIV:

  • Nëse, për të paktën 6 muaj, sasia e HIV në gjakun tuaj (ngarkesa virale) nuk dallohet më. Nëse ju merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë, ngarkesa virale zvogëlohet. Pas disa muajsh, shpesh shenjat e virusit nuk mund të gjenden më në një test; dhe
  • Nëse ngarkesa juaj virale u kontrollua në më pak se 6 muaj më parë, dhe
  • Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni ndonjë IST tjetër.

Flisni me konsulentin tuaj për HIV dhe me partnerin tuaj nëse doni të bëni marrëdhënie seksuale pa prezervativ.

Gruaja bisedon me një konsulent për HIV.

Çift duke folur.

Nëse të ngelësh shtatzënë në mënyrë natyrale nuk është e mundur

Nëse nuk është e mundur të ngelësh shtatzënë në një rrugë natyrale, ka një tjetër alternativë:

Nëse burri ka HIV

Virusi HIV është brenda spermës së burrit.

  • Një specialist mund të “lajë” spermën për të hequr virusin.
  • Specialisti fut spermën e larë në mitrën e gruas me një shiringë.

Nëse gruaja ka HIV

  • Qeliza vezore nuk përmban virusin.
  • Një specialist fut spermën e burrit në mitër me një shiringë.

Shtatzënia dhe HIV

Një grua shtatzënë me HIV duhet të marrë mjekime gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Në këtë rast, më shumë se 99% e foshnjave lindin pa HIV.

Mund të flisni me gjinekologun tuaj nëse mund të bëni një lindje natyrale. Ndonjëherë fëmija duhet të lindë me çarje cezariane

Foshnjës i jepen ilaçe pas lindjes.

Shumica e mjekëve në Holandë këshillojnë ushqyerjen me formulë për fëmijë në vend të ushqyerjes me gji, pasi kjo eliminon rrezikun e transmetimit të HIV. Megjithatë, një nënë që ka HIV dhe ngarkesë virale të shtypur mund të ushqehet me gji nën mbikëqyrjen e mjekut. Konsultohuni me mjekun tuaj/praktikuesin e HIV nëse po e merrni në konsideratë këtë. 

 

Një grua shtatzënë me HIV duhet të marrë mjekime gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Gjinekologu diskuton me gruan shtatzënë se në cilën mënyrë ajo mund të lindë më së miri fëmijën e saj.

Në vend të kësaj, nëna ushqen me biberon foshnjën e saj.