Lloje të lindjes
Lindje natyrale
Gjatë lindjes natyrale, foshnja lind përmes vaginës së nënës. Shumica e foshnjave lindin në këtë mënyrë.
Lindje natyrale: grua duke lindur foshnjën e saj.
Lindje kirurgjikale: operacioni cezarian
Lindja kirurgjikale quhet edhe lindje cezariane. Mjeku bën një çarje në barkun e nënës për të nxjerrë foshnjën. Prerja është bërë pikërisht mbi qimet pubike.
Lindje kirurgjikale: mjek duke kryer një operacion cezarian.
Arsye për një operacion cezarian
Disa nga arsyet më të zakonshme për një operacion cezarian janë:
- Legeni i nënës është shumë i ngushtë për ta lejuar fëmijën të dalë;
- Placenta është në hyrje të mitrës (qafës së mitrës) ose placenta është shkëputur;
- Një pjesë e kordonit të kërthizës ka dalë përmes qafës së mitrës;
- Koka e foshnjës nuk është drejtuar poshtë;
- Ka më shumë se 1 foshnje;
- Nëna ose fëmija kanë një sëmundje që e bën të pamundur një lindje natyrale.