Vështirësi për të mbetur shtatzënë
Disa gra ngelin shtatzënë shumë shpejt; të tjera duhet të përpiqen për një kohë të gjatë. Mund të zgjasë 1 vit për të ngelur shtatzënë. Kjo është normale.
Nëse zgjat më shumë, ju ose partneri juaj mund të jeni më pak pjellorë. Për shembull: sperma e burrit mund të mos përmbajë qeliza të mjaftueshme të spermatozoideve.
Stil jete i pashëndetshëm dhe mosha
Shumë faktorë mund të kenë ndikim negativ te fertiliteti juaj dhe i partnerit tuaj. Për shembull:
- pirja e duhanit;
- pirja shumë e alkoolit;
- qenia shumë mbipeshë ose nënpeshë;
- disa mjekime, për shembull mjekimet kundër HIV;
- sëmundje kronike të tilla si, diabeti;
- përdorimi i drogave;
- Bërja e punës së rëndë fizike;
- IST të patrajtuara.
Bëni një jetë të shëndetshme: përpiquni të hani ushqim të shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike.
Fertiliteti ndryshon gjatë jetës suaj. Mbi moshën e të 35-ve, pjelloria e një gruaje bie shpejt. Midis moshës 45 dhe 55 vjeç, gruaja nuk ka më menstruacione dhe nuk mund të lindë më fëmijë. Kjo quhet menopauza.
Çfarë të bëhet në rast shterpësie?
Shkoni te mjeku për të zbuluar pse nuk mbeteni shtatzënë (infertilitet). Nëse është e nevojshme, mjeku do t’ju referojë te një specialist në spital për trajtimin e fertilitetit.
Ekzistojnë alternativa të ndryshme:
- terapi me ilaçe;
- teknologjitë për të ndihmuar fekondimin;
- një operacion.
Ju gjithashtu mund të adoptoni një fëmijë. Për më shumë informacion, kontaktoni Fiom (faqja e internetit vetëm në holandisht).