Përktheje në:

Kujdesi për foshnjën pas lindjes

Menjëherë pas lindjes

Në orën e parë, fëmija shtrihet pranë jush dhe mund të pijë nga gjoksi juaj. Pas një ore, fëmija juaj kontrollohet dhe peshohet.

  • Mamia kontrollon frymëmarrjen e foshnjës, ngjyrën e lëkurës, tensionin e muskujve, rrahjen e zemrës dhe reagimin ndaj stimujve. Gjithashtu i jep vitaminë K foshnjës.
  • Foshnja vishet ose mbështillet në një batanije.
  • Ju ose partneri juaj mund ta mbani fëmijën përsëri. Pas një operacioni cezarian (lindje kirurgjikale), foshnja qëndron me partnerin tuaj.
  • Ju konsumoni diçka për të ngrënë dhe për të pirë. Nëse kontrollet janë në rregull, mund të bëni një dush. Nëse keni lindur në spital dhe nuk ka arsye mjekësore, mund të shkoni në shtëpi disa orë pas lindjes.
  • Nëse keni bërë operacion cezarian, qëndroni në spital për disa ditë, dhe personeli i spitalit kujdeset për ju dhe për fëmijën tuaj. Në shumë spitale, edhe partneri juaj mund të qëndrojë atje gjatë natës. 

Grua duke ushqyer me gji foshnjën e saj.

1. Javët e ardhshme

Nëse jeni në shtëpi, asistentja e lindjes ju viziton në shtëpi çdo ditë gjatë javës së parë. Ajo ju ndihmon të kujdeseni për fëmijën dhe kontrollon shëndetin e nënës. Mamia ju viziton çdo dy ditë për të parë se si jeni.

  • Deri në 5 dittë pas lindjes, foshnja juaj mund të humbasë peshë. Kjo është normale.
  • Në javën e parë testohet dëgjimi i foshnjës dhe foshnja testohet për sëmundje të rralla metabolike. Infermierja pediatrike kryen testin e dëgjimit dhe merr pak gjak.

Kujdesi për nënën

  • Pas 8-10 ditësh, asistentja e lindjes dhe mamia nuk do t’ju vizitojnë më në shtëpi.
  • Gjatë 6 javëve të para, mamia është përgjegjëse për nënën. Gjatë këtyre 6 javëve, mamia ju mbështet.
  • Rreth 6 javë pas lindjes ju shkoni te mamia ose gjinekologu për një kontroll përfundimtar.
  • Pas 6 javëve të para, mjeku i përgjithshëm merr përsipër kujdesin. Kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm nëse keni pyetje ose keni nevojë për ndihmë.

Kujdesi për beben 

Kujdesi për foshnjën tuaj i lihet qendrës shëndetësore komunale. Infermierja pediatrike ju viziton në shtëpi për t’u prezantuar kur fëmija është rreth 2 javë.

  • Kur fëmija juaj është rreth 1 muajsh, ju shkoni vetë te qendra shëndetësore për herë të parë.
  • Pas rreth 8 javësh, foshnja do të bëjë vaksinat e para.