Përktheje në:

Simptoma të shtatzënisë

Trupi

Gjatë shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime në trupin tuaj. Ju përjetoni ndryshimet e mëposhtme:

Gjithashtu mund të keni një ose disa nga shqetësimet e mëposhtme. Kjo është normale. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni maminë ose gjinekologun tuaj. 

  • të përziera;
  • lodhje;
  • kapsllëk (pamundësi për të nxjerrë jashtëqitje);
  • fryrje dhe dhimbje gjoksi;
  • duhet të shkoni shpesh në tualet;
  • irritim të mishrave të dhëmbëve.

Më vonë gjatë shtatzënisë, mund të keni shqetësime të tjera:

  • shenjat të shtriqjeve (plagë në formë vijash) në bark;
  • dhimbje/ënjtje të këmbëve dhe shputave të këmbëve;
  • dhimbje shpine.

Emocione

Emocionet tuaja dhe humori mund të ndryshojnë shumë shpejt. Për shembull: mund të ndiheni e lumtur një moment dhe pastaj e trishtuar ose e shqetësuar.

Të përziera

Të përzierat ndodhin kryesisht gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë.

  • Hani një mëngjes të lehtë;
  • Hanin disa porcione të vogla ushqimi gjatë ditës;
  • Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës;
  • Kontaktoni maminë ose gjinekologu nëse villni ose nëse keni vetëm një sasi të vogël urinë.

Mund të ndihmojë:

  • Hani diçka të lehtë para se të ngriheni nga shtrati dhe kur të shkoni në shtrat;
  • Pini pak qumësht ose çaj xhenxhefili.

Lodhje

Ndjesia e lodhjes ndodh veçanërisht në fillim të shtatzënisë.

  • Pushoni shumë;
  • Shkoni te një mami ose gjinekolog për të kontrolluar nëse keni mjaftueshëm hekur në gjakun tuaj.

Në fund të shtatzënisë, mund të përjetoni stres emocional dhe mungesë gjumi. Kjo mund të shkaktohet nga lëvizja e foshnjës, ngërçet e muskujve dhe urinimi i shpeshtë, të cilat gjithashtu shkaktojnë lodhje.

Kapsllëku

Muskujt e zorrës janë më të lëshuar dhe punojnë më ngadalë gjatë shtatzënisë. Kjo mund të shkaktojë kapsllëk.

  • Pini shumë ujë (1,5 deri në 2 litra në ditë)
  • Pini lëng frutash freskët;
  • Hani shumë fibra (p.sh. bukë integrale);
  • Qëndroni aktive (bëni ushtrime për të paktën 30 minuta çdo ditë). 

irritim të mishrave të dhëmbëve

Ndryshimet në hormonet tuaja gjatë shtatzënisë rrisin rrjedhjen e gjakut në mishrat e dhëmbëve. Mishrat tuaja të dhëmbëve mund të bëhen më të ndjeshme, të irrituara dhe të fryra dhe të fillojnë të rrjedhin gjak. 

  • Lani dhëmbët tuaj 2 herë në ditë;
  • Përdorni kruajtëse dhëmbësh çdo ditë; 
  • Shkoni te dentisti nëse mishrat tuaja vazhdojnë të kenë rrjedhin gjak. 

Shenja tendosje

Shenjat e shtriqjes janë vija rozë ose kafe në lëkurën e barkut, gjinjve ose ijëve. Ato shkaktohen nga shtriqja e lëkurës. Shenjat e shtriqjes zbehen pas shtatzënisë, por mbeten pak të dukshme.

Mund të përdorni krem hidratues ose vaj në bark për t’u kujdesur për lëkurën.

Dhimbje/ënjtje të këmbëve dhe shputave të këmbëve

Shumica e grave shtatzëna vuajnë nga ënjtja e këmbëve dhe shputave të këmbëve, kryesisht afër fund të shtatzënisë. Këmbët dhe shputat e fryra shkaktohen nga presioni i rritur i mitrës në vena dhe nga rritja e sasisë së gjakut në trup.

Ngrini këmbët lart kur uleni dhe pini mjaftueshëm.

Dhimbje kurrizi

Dhimbja e kurrizit shkaktohet kryesisht nga rritja e peshës së mitrës dhe nga ndryshimet në hormone.

  • Uluni drejt;
  • Përkulni gjunjët tuaj kur ngrini objekte të rënda;
  • Mos vishni taka të larta;
  • Bëni ushtrime të lehta, për shembull: ecje, not ose çiklizëm.

Pas lindjes

Pas lindjes, trupi juaj duket ndryshe koha para shtatzënisë. Për shembull: pesha juaj dhe forma e barkut dhe gjinjve mund të jenë ndryshe nga më parë.