Përktheje në:

Syneti

Rrethprerja është një operacion i vogël për të hequr tërësisht ose pjesërisht lafshën nga penisi.

Pas rrethprerjes, lafsha e kokës së penisit bëhet pak më e trashë. Ndonjëherë, koka e penisit merr një ngjyrë pak më të errët.

Burrë duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të dukshme.

Burrë duke mbajtur lafshën e tij midis gishtave.

Penis me lafshë: jo i bërë synet

Penis pa lafshë: i bërë synet

Arsyet për synetin

Syneti mund të bëhet për disa arsye:

  • Lafsha është shumë e ngushtë dhe nuk mund të tërhiqet prapa. Urinimi, ereksioni ose marrëdhëniet seksuale shpesh janë të dhimbshme;
  • për arsye besimi;
  • për higjienë;
  • në disa vende të Afrikës, syneti përdoret si mbrojtje nga virusi HIV. Në Evropë, syneti nuk rekomandohet si mbrojtje nga virusi HIV.

Prerja u bëhet edhe disa grave. Për arsye se kjo është e dëmshme te gratë, kjo procedurë quhet gjymtim gjenital femëror.

Rreziku

Rrethprerja mashkullore mbart një rrezik të problemeve mjekësore. Rrejdhja e gjakut, infeksionet dhe striktura uretrale ndodhin rregullisht. Organizatat mjekësore e kuptojnë se prindërit nga kultura dhe fe të caktuara i rrethpresin djemtë e tyre. Megjithatë, ata nuk e rekomandojnë për shkak të pasojave të mundshme shëndetësore.