Përktheje në:
Prezervativi
Mbulesë prej gome të hollë që burri e vesh mbi penisin e tij të erektuar. Prezervativi kap spermën kur burri ejakulon. Prezervativi ju mbron nga virusi HIV dhe nga shumica e IST-ve, dhe parandalon shtatzëninë e paplanifikuar (është një metodë kontracepsioni). Çdo prezervativ duhet ta përdorni vetëm një herë.